Dita 71 | Lexoni nga Galatasve 5:22-23; Filipianëve 4:4-7
Por fryti i Frymës është… zemërbutësia. (v. 22-23)
S’e di pse, por kur mendoj për zemërbutësinë në terma moderne, imagjinoj dikë që kundërshton një bullizues. Nuk lufton kundrejt atij, por as nuk e toleron. Një zemërbutësi e tillë ka fuqinë për të përballuar dhunën dhe padrejtësinë. Disa përkthime përdorin “butësinë” në vend të zemërbutësisë, një fjalë që disa kanë qejf ta interpretojnë si “fuqi nën kontroll”. Zemërbutësia nuk ka të bëjë me të qenit i dobët apo ngucës. Ka të bëjë me pasjen e urtësisë në mënyrën si zgjedh ta përdorësh praninë tënde, zërin dhe fuqinë tënde. Zemërbutësia di si të thotë të vërteta guximtare ndaj të pushtetshmëve, plus që di edhe si t’i trajtojë çështjet delikate me kujdes.
Përveç veprës së Frymës, impulset tona na çojnë drejt fjalëve të ashpra dhe shfaqjeve të pakujdesshme të fuqisë. Në kontrast, nëse zemërbutësia lulëzon në ne, si individë, edhe si komunitet, ne mësojmë të jemi të urtë në ndërveprimet tona me të tjerët. Zemërbutësia karakterizon dishepujt e Jezu Krishtit – Fryma na jep forcë për t’i përdorur përpjekjet tona për të mirën e mbretërisë së Perëndisë, jo për ambiciet tona. Kur Pali u tha filipianëve: “Zemërbutësia juaj të njihet nga të gjithë njerëzit” (Filipianëve 4:5), ai e përcolli sa e rëndësishme ishte që të krishterët ta shfaqnin këtë “fuqi nën kontroll”. Ungjilli nuk u imponohet të tjerëve me forcë, sikur mbretëria e Perëndisë të jetë diktaturë e egër. Në vend të kësaj, kur zemërbutësia dhe dashuria dalin fitimtare, njerëzit thirren nga fuqia e qenësishme e vet Ungjillit. – Jessica Bratt Carle
Ndërsa luteni, kërkojini Perëndisë t’ju mësoj fuqinë e zemërbutësisë!
#fjalëteshpresës #meditime #biblestudy #dita71
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...
Sinqeriteti përpara Perëndisë
Dita 38 | Lexoni nga Veprat e Apostujve 5:1-16 “Dhe shumë shenja dhe mrekulli bëheshin në mes të popullit nëpërmjet duarve të apostujve.” (v. 12) Pasazh ...
Fuqia e Emrit të Tij
Dita 36 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 3:11-26 “Dhe me anë të besimit në emrin e tij, këtë njeriun, që shihni dhe njihni, e forcoi emri i Jezusit;” (v. ...









