Dita 12 | Lexoni nga Isaia 53:5-8
Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve. (v. 6)
Cili është mesazhi kryesor i besimit të Krishterë? Apostulli Pal e përmbledh shërbesën e predikimeve dhe mësimeve të tij kështu: “mesazhi i kryqit” (1 Kor. 1:18). Më vonë, në të njëjtën letër, ai thotë se mesazhi i Ungjillit është “se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve…” (1 Kor. 15:3) Shumë gjëra janë të rëndësishme për besimin e Krishterë, por njëra është kryesore, mesazhi i kryqit, qëllimi dhe kuptimi i vdekjes së Jezus Krishtit.
Bibla na ofron shumë arsye për vdekjen e Krishtit. Nga njëra anë, vdekja e Jezusit siguron një shembull se si besimtarët duhet të durojnë vuajtje (1 Pje. 2:21). Kjo tregon dashurinë e Perëndisë (Rom. 5:8). Gjithashtu vdekja e Krishtit na kujton që Vetë Perëndia e di se si është të vuash dhe të vdesësh. “Po të mos ishte për kryqin, unë vetë nuk mund të besoja në Perëndi,” e pranon pastor John Stott. “Në një botë të vërtetë dhimbjesh si mund të adhurosh një Perëndi që është imun ndaj saj?” (Kryqi i Krishtit). Dhe kryqi është vendi ku Perëndia i mundi forcat e së keqes (shih Kol. 2:14-15).
Por ashtu si me Ungjillin, edhe me kryqin, shumë gjëra janë të rëndësishme, njëra është kryesore. “Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve.” (Isa. 53:6). Në kryq, Perëndia siguroi një zëvendësues që të zinte vendin tonë dhe të merrte mëkatet tona. Ky zëvendësues është Jezus Krishti, i pamëkati, sakrifica e përsosur e të cilit përmbush kërkesat e drejta të ligjit. Kjo është zemra e Ungjillit. A e ruani në zemër këtë? — David Bast
Ndërsa luteni, falënderoni Jezusit që bëri atë që ju nuk mund ta bëni dot.
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...









