Dita 18 | Lexoni nga: Mateu 21:18-22
“…po të keni besim dhe të mos dyshoni,… sikur t’i thoni këtij mali: “Hiqu andej dhe hidhu në det”, kjo do të ndodhë.” (v. 21)
Pjetri pati një besim të madh derisa i hoqi sytë nga Jezusi. “Por, duke parë erën e fortë, kishte frikë dhe pasi filloi të fundosej, bërtiti duke thënë: ”O Zot, shpëtomë!”. (Mat. 14:30) Me frikën e madhe erdhi dhe dyshimi dhe me dyshimin erdhi dhe ndjesia e tmerrshme e fundosjes.
A e humbi Pjetri shpëtimin e tij për shkak se dyshoi? Jo. “Dhe Jezusi ia zgjati menjëherë dorën, e zuri…” (v. 31). Sa herë që ne thërrasim: “Zot, më shpëto!”, edhe nëse jemi të mbushur me një dyshim të frikshëm, Jezusi do të përgjigjet.
Prandaj, sigurisht, besimi dhe dyshimi mund të jetojnë në të njëjtën zemër, por nuk është kjo ajo që Jezusi do. “O njeri besimpak, pse dyshove?” (v.31). Jezusi vazhdon ta dojë dhe ta shpëtojë një besimtar që dyshon, por kjo s’do të thotë se Ai e do dyshimin. Mendoni pak se çfarë i tha Jezusi Thomait dyshues: “…mos ji mosbesues, por besues” (Gjoni 20:27). Dhe mendoni pak për premtimin e pabesueshëm te Mateu 21:21: “…po të keni besim dhe të mos dyshoni,… sikur t’i thoni këtij mali…” Jakobi 1:5-8 na jep një tjetër premtim si ky.
Premtime të tilla na tregojnë se pse Jezusi nuk e do dyshimin. E bën besimin më të pakët, dhe sa më i pakët besimi juaj, aq më pak do të mund të merrni përfitimet e tanishme të shpëtimit tuaj. Besimi i pakët nuk mund të ecë mbi ujë, të lëvizë malet, apo të përvetësojë mençuri. Jezusi do që ne të ndalojmë së dyshuari, sepse dyshimi na pengon që të përjetojmë bekimet e shpëtimit këtu dhe tani. — Stan Mast
Ndërsa luteni, falënderoni Perëndinë për hirin më të madh se deti i fuqishëm i trazuar i dyshimit.
#fjalëteshpresës #meditime #newyear2025 #dita18
Nga vajtimi në kërcim
Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...
Gëzimi i Shpenguesit
Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...
Identiteti: “Unë jam i yti”
Dita 16 — Lexoni nga: Isaia 43:1-7 “Mos ki frikë, sepse unë të kam çliruar, të kam thirrur me emër; ti më përket mua.“ (v. 1) Një miku im më tha se kur ish ...
Besoni në Zotin Jezus
Dita 50 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 16:25-40 “Aty nga mesnata Pali dhe Sila po luteshin dhe i këndonin himne Perëndisë; dhe të burgosurit i dëgjonin.” ...
Dikur i humbur, tani i gjetur
Dita 42 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 9:1-19 “Vëlla Saul, Zoti Jezus, që të është shfaqur në rrugën nëpër të cilën ti po vije, më ka dërguar që të kesh ...
Jezusi në Dhjatën e Vjetër
Dita 41 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 8:26-40 “Atëherë e mori fjalën Filipi dhe, duke filluar nga ky Shkrim, i shpalli Jezusin.” (v. 35) Udhëtari nga ...
Stefani: të themi të vërtetën
Dita 40 | Lexoni nga: Veprat e Apostujve 7 “O qafëfortë dhe me zemër e veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë; ashtu siç bënin ...
Stefani: Fytyra e një engjëlli
Dita 39 | Lexoni nga Veprat e Apostujve: 6:8-15 “...fytyra e tij ishte si fytyra e një engjëlli.” (v. 15) Mes personazheve më të rëndësishëm në Kishën e ...









