webb-dita-5-woha-5

Zyra turistike hyjnore

Loading poll …

Dita 5 | Lexoni nga Zanafilla 6:1-7:24

Dhe Noeu veproi ashtu, bëri pikërisht sipas të gjitha atyre që Perëndia i kishte urdhëruar. (6:22)

Historia e Noeut na jep një pamje të qartë të dikujt që ju bind urdhrit të Perëndisë, kur asgjë nga ato që kishte dëgjuar nuk kishin kuptim. Po ta mendojmë, Perëndia i kërkoi Noeut të ndërtonte një anije (pa pasur një kantier ndërtimi anijesh) në mes të shkretëtirës! Për më tepër, ai duhet të bënte vend në këtë anije të madhe për shumë kafshë, të cilat thjesht do të vinin tek ai. Imagjinoni talljen dhe përçmimin që përjetoi ai ndërkohë që bënte thirrje për pendim. Dhe kjo për gati një shekull të tërë!

Jezusi i urdhëroi dishepujt e tij të shkojnë në mbarë botën (Mt. 28:19-20). Tani, edhe ne, si Noeu, kemi një përgjegjësi. Ne duhet t’i paralajmërojmë njerëzit për gjykimin që po vjen dhe t’i drejtojmë të pendohen e të kthehen tek Perëndia. Pavarësisht nga talljet, përçmimet apo refuzimet e njerëzve, ne duhet të vazhdojmë të shpallim Krishtin, shpëtimtarin e botës.

Noeu arriti të shpëtonte familjen e vet. Edhe ne mund të jemi vegla në duart e Perëndisë për të shpëtuar të tjerët. Bibla na thotë se Noeu ishte i drejtë në sytë e Zotit. Ai ishte gati, si një zyrë turistike, të jepte të gjitha sqarimet dhe përgjigjet e mundshme që kushdo kishte për Perëndinë. Po me ju, a vijnë njerëzit që t’ju pyesin për dritën që është në ju? Apo, po e mbani dritën tuaj të fshehur? Çfarë duhet të ndryshojë në jetën tuaj që të keni të njëjtin reputacion, përpara njerëzve dhe Perëndisë, si Noeu? Cila është ajo gjë e vështirë që Zoti po ju kërkon të ndryshoni apo të bëni? A e keni gati anijen tuaj? – Rev . Sotir Anagnosti

Ndërsa luteni, i kërkoni Zotit t’ju bëjë si Noeu në dëshminë tuaj, dhe lutuni për shpëtimin e familjarëve dhe miqve tuaj.

#BindjePaKusht #SiNoeu #AnijaEShpëtimit #BesimNëVeprim #DritëNëErrësirë #ZëriIPendimit #GatiPërShpëtim #KrishtiShpëtimtar #FjalëteShpresës #Meditime

web-woh-78-dhjetor

Nga vajtimi në kërcim

Dita 78 — Lexoni nga: Psalmi 30“…në mëngjes shpërthen një britmë gëzimi.” (v. 5)Adventi është një periudhë pritjeje. Pritja mund të jetë e vështirë, por edhe e ...

web-woh-77-dhjetor

Gëzimi i Shpenguesit

Dita 77 — Lexoni nga: Sofonia 3:14-20“Ai do të mbushet me gëzim për ty…” (v. 17)Shumicën e jetës kam qenë i ndërgjegjshëm për aftësitë e mia muzikore dhe zërin ...

Tags: No tags